Dhjetori i studentëve/ Minxhozi: Ishte një lëvizje rastësore, komunizmi ishte si një tigër prej letre

Më të fundit


Dhjetori simbolizon rininë dhe përpjekjet e tyre për të sjellë demokracinë në Shqipërinë komuniste.

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në ‘Real Story’ ndau detaje të reja nga lëvizja e studentevë që solli ndryshim. Ai u shpreh se kjo lëvizje ishte rastësore dhe se komunizmi kishte rënë. Sipas tij, komunizmi ishte një tigër prej letre dhe nuk mund të mbahej më.

“Dua te them që nëse ka një nevojë për të bërë diçka për levizjen, nga largësia e kaq shumë viteve është e mira ta demistifikojmë. Ishte një gjë rastësore, unë nga largësia e 34 viteve dhe në këtë moshë.

Ashtu sic kam hyrë, kam qenë në ‘Histori- Filologjik’ dhe ishim më të zbutur nga pikëpamja ideologjike, ishte një ambient më i qetë. Nga 10 fakultete, ne do bëheshim 30 studentë plus pedagogë dhe ne na ranë me 3 përfaqësues. Mbledhjet që u bënë ishin spontane dhe pa rradhë. Personalisht ndodhesha në fakultet kur mora vesh që isha futur në atë treshe. Ishte një surprizë dhe frikë, tutje përballë një të panjohure. Një të njohure që do sillte një të panjohur. Jemi mbledhur tek ajo godinë dhe aty e gjithë salla ishte njëri para, tjetri pas sepse hilariteti dhe kaosi që shkaktonte që një grup njerëzish do paraqiteshin si një alternativë përballë një regjimi, kjo sillte një lloj kaosi. Unë kujtoj copëza shumë të cuditshme, ishte një sallë televizioni dhe ne përsërisnin se çfarë do t’i thonim Ramiz Alisë në darkë.

E kanë sjellë edhe Savjemi dhe ai ka ndalur në mes të rrugës cuditshëm dhe në fund të autobusit u futën dy veta. Pra që doni t’i bashkoheshin delegacionit dhe më pas ajo ndjesia kur futeshe në pallatin e brigadave ku cdo 20- 30 metra kishe ndalesa.

E para Ramiz Alia i hodhi ujë zjarrit dhe e fiku, shpalli pluralizëm politik. Komunzimi ishte praktikisht i rënë, ishte një tigër prej letre sepse nuk mund të mbahej më. Komunizmi do të binte sepse ishte rrënuar ekonomia. E dyta me të njëjtin hilaritet dhe improvizim e kemi shfaqur si përfaqësi aty brenda sepse kishte 0 rëndësi sepse ishte një bixhoz pa para.

Azem Hajdari e ftoi në fund dhe i tha po të presin studentët dhe përgjigja e tij ishte ‘Siç e patë kur u ngjitët këtu unë kam shumë ushtarë, ju me partinë tuaj, unë me timen.” / abcnews.al



Skip to toolbar