Pranga të riut, dhunoi bashkëjetuesen dhe e nxiti për vetëvrasje. I ngacmon dhe vajzën

AKTUALITET


Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen, duke e nxitur për vetëvrasje dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vlorë, ndërsa policia sqaron se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale N. D, banues në Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.

“Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi, pasi të dielën, në banesë në lagjen ‘Osman Haxhiu’ Vlorë, 33-vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes”, deklaroi policia.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33-vjeçarin ka rezultuar se ai ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar