Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi/ Vetëdorëzohet një nga autorët. Policia shpërblim 20 mijë euro për çdo informacion

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me dhunimin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj deklaroi se Mëngjesi është goditur për shkak të detyrës, pasi ai po përfaqësonte ligjërisht një familje, e cila kishte trashëguar një pronë në kryeqytet.

“Rezulton se Sokol Mëngjesi me profesion avokat, është goditur për shkak të detyrës. Avokati ka përfaqësuar ligjërisht një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të nënshkruajnë aktet ligjore. Vazhdohet operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Për çdo informacion, 20 mijë vihen në dispozicion. Tani është vetëdorëzuar Dorian Beqir Aliaj”, tha Tonin Vocaj.



Skip to toolbar