Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 36-vjeçar.
Sipas policisë dyshohet se 36-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të.
“Komisariati i Policisë Gramsh arrestoi në flagrancë shtetasin 36 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.