Di Maio: Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët me COVID-19 janë shëruar

AKTUALITET


“Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët në spitalin ”Spallanzani” janë shëruar’, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një takim me Shoqatën e Shtypit të Jashtëm. “Italia është një vend i besueshëm. Italia është një vend i fortë, transparent dhe i përgjegjshëm dhe ky është apeli që unë dua t’i dërgoj të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi Di Maio.

‘’Qeveria jonë do të mbështesë gjithë strukturën ekonomike dhe familjet në zonat e përfshira, dhe sistemi sanitar ka gjithë mbështjetjen tonë’’, tha Di Maio. ”Do të ndëshkojmë të gjithë ata që spekulojnë me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve”, përfundoi ai.



Skip to toolbar