Dialogu Kosovë-Serbi/ Michel: Të zbatohen marrëveshjet, ndryshe sanksione

KOSOVA


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa kërkoi prej tyre implementimin e të gjitha marrëveshjeve për të cilat janë rënë dakord. Ai shprehet se nëse palët nuk u përmbahen zotimeve të tyre, do të përballen me sanksione nga Bashkimi Evropian.

“Ne presim që ata të implementojnë marrëveshjet e mëparshme. Asociacioni është një hap i rëndësishëm si hap i parë sipas nesh. Serbia justifikohet se nuk njeh dot pavarësinë e  Kosovës për shkak të kushtetutës. E bëmë të qartë se ato marrëveshje që janë nënshkruar duhet të zbatohen dhe ne e bëmë të qartë se do të vëzhgojmë përgjatë javëve në vijim nëse zbatimi I tyre do të nis. Nëse diçka e tillë nuk vijon atëherë do të ketë sanksione”, është shprehur ai.

Mbrëmjen e djeshme shefi i Politikës së Jashtëm të BE Josep Borrell tha se palët i vunë parakushte njëra tjetrës në takimin e Brukselit.



Skip to toolbar