Diaologu Kosovë-Serbi/ Stano: Dështimi i palëve për të ulur tensionet do të ketë pasoja

AKTUALITET


Bashkimi Evropian e konsideron prioritet organizimin e raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel kryenegociatorësh. Megjithatë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk dha ndonjë datë për një takim të tillë, duke thënë se data do të bëhet publike në një kohë të përshtatshme.

Stano paralajmëron po ashtu se dështimi i palëve në këtë rast i autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë për t’i ulur tensionet do të ketë pasoja.

Një ditë më parë, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se do të qëndrojë në Prishtinë për të përgatitur rundin e ri të dialogut, duke mos dhënë më shumë detaje.

Stano nuk ka dhënë asnjë datë për takimin e radhës mes palëve në kryeqendrën evropiane, por shtoi se një takim i tillë pritet të mbahet sa më parë.

Stano i pyetur lidhur me mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe nga Kosova javën e kaluar, përsëriti qëndrimin e shprehur nga blloku se këto veprime janë të njëanshme dhe të pakoordinuara, me potencial të rritjes së tensioneve.



Skip to toolbar