Digjet makina e policit në Lezhë, ngjarja dyshohet e qëllimshme

AKTUALITET


Një automjet është djegur në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës. Automjeti është në pronësi të një punonjësi policie.

Dyshohet se ngjarja është e qëllimshme. Automjeti ka qenë i parkuar kur u përfshi nga flakët.


Forcat zjarrfikëse ndërhyn në kohë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, grupi hetimor është duke punuar për rastin.




Skip to toolbar