Një makinë është djegur këtë të shtunë në autostradën Milot-Thumanë, pranë kryqëzimit të Patokut.
Mësohet se makina është në pronësi të shefit të Krimeve në Mirditë.
Shkaku i djegies së automjetit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.