Digjet për herë të dytë fabrika e dyshekëve, në pronësi të babait të kryebashkiakut Kavajë

AKTUALITET


Një fabrikë dyshekësh është djegur rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Fabrika e dyshekëve është në pronësi të Gjergj Krajlit, babai i kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krajlit, ndërsa ky është rasti i dytë që kjo fabrikë përfshihet nga zjarri.

Për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat zjarrfikëse edhe nga Durrësi, Tirana në ndihmë të atyre të Kavajës. Policia ka bërë evakuimin e banorëve të zonës, ndërsa nuk raportohet të ketë të lënduar nga flakët, por vetëm dëme materiale.

Sipas raporteve paraprake të policisë dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale për shkak të një shkëndije elektrike, megjithatë grupi hetimor po punon për sqaruar rrethanat e saj.

Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë digjet, ku rasti i parë ka ndodhur në tetor të 2009. Dhe atëherë policia e cilësoi rënien e zjarrit si pasojë e një shkëndije elektrike.



Skip to toolbar