“Diktatura jonë, si ajo e Agim Fagut…”, Rama për drejtuesit e PD në Qarqe: Na iku dëshira për betejë kur dëgjuam emrat

AKTUALITET


Nga Asambleja e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ironizoi sot drejtuesit e qarqeve të PD. Ai tha se emrat e lodhur nxorën ‘fitues’ Lulzim Bashën disa herë e tani duan të nxjerrin fitues edhe Berishën.

Rama tha se që kur u mësuan emrat e tyre, socialistëve u iku dëshira për betejë. Ai ironizoi edhe deklaratat se socialistët kanë vendosur diktaturën në vend.

Besoj edhe juve si mua ju iku dëshira për betejë kur morëm vesh lajmin. Të gjithë humbësa e të raskapitur. Që e nxorën Lulin e shkretë sa e sa herë fitues e tani do nxjerrin fitues katin e tetë. Edhe pastaj thonë se nuk fitohet përballë diktaturës së Edi Ramës. Në fakt diktatura jonë është si e Agim Fagut dhe Gazment Çaçit në basketboll. Kur i shihje në nxemje thoje, aha me këta nuk fitohet. Por kur fillonte loja, edhe rezervat të dukeshin yje. Dhe fundi ishte dëshpërues, fitonte diktatura e kuqe. Mbaronte kampionati dhe ne shkonim në plazh ndërsa diktatorët nisnin stërvitjen për kampionatin tjetër.



Skip to toolbar