Diplomati Lisen Bashkurti deklaroi se kryeministri i vetëshpallur i Kosovës Albin Kurti në fjalimin e tij i shtriu dorën për bashkëpunim Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke nënkuptuar kështu se do të bashkëqeverisnin së bashku.
I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24”, Bashkurti tha se Vetëvendosja pritet të qeverisë me LDK-në, ndërsa shtoi se Kurti është i aftë të bëjë revolucion.
“Nuk ka parti në botë që programi i saj të jetë njësoj me atë të qeverisë. Mendoj se fakti që theksoi se “dora ime është e shtrirë për LDK”, kjo qeveri nuk do te jetë një partiake. LDK ka një program të njohur, ndaj fakti që i shtrin dorën, palët do të shkojnë drejt një bashkëqeverisje. Mendoj se Albini ka treguar se është i aftë të bëjë revolucion. Nga një lëvizje qytetare, e kaloi në lëvizje politike. ka ditur që të harmonizojë shumë aksionin qytetar me atë politik. Albini ka qenë lider konsistent”, tha diplomati.