Në kuadër të ditës Botërore të Infermierëve, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh falënderimi për ta në këtë kohë pandemie.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Manastirliu thekson se si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Ajo theksoi se ka falënderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor.
MESAZHI I MANASTIRLIUT
Si ditën e parë të epidemisë, sot e gjithë ditën, infermierët e palodhur të dy spitaleve COVID janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin.
Kam një falenderim të përzemërt për secilin prej tyre, por edhe për çdo infermier të shërbimit shëndetësor, nga urgjenca kombëtare, në qendrat shëndetësore, poliklinikat e specialiteteve dhe spitalet nga veriu në jug, që shërbejnë me përkushtim çdo ditë të vitit🙏🏼
👩🏻⚕️👨⚕️ Infemierët ❤️ e sistemit tonë shëndetësor!
#DitaBotëroreInfermierëve
#BASHKË