Çlirimi ‘bën bashkë’ Ramën e Metën në Varrezat Dëshmorëve , por…

AKTUALITET


Në nderim të 77-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i vendit, Ilir Meta, kanë vizituar varrezat e dëshmorëve. Krerët më të lartë të shtetit, kanë vendosur kurora me lule dhe kanë nderuar dëshmorët.

Por ndonëse në ceremoni në dukje ishin bashkë, asnjë prej tyre, nuk ka uruar për mediat Ditën e Çlirimit. Si Presidenti i Republikës ashtu edhe kreu i qeverisë, urimet kanë zgjedhur t’i përçojnë përmes rrjeteve sociale.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ndërsa Presidenti Meta, uron shqiptarët me fjalët:

“LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”, shkroi kreu i shtetit.



Skip to toolbar