Dita e parë e 2020, me temperatura të ulëta. Kujdes nga ngricat!

AKTUALITET


Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët si në orët e para të mëngjesit dhe i tillë do të vijojë deri në fund të ditës.  Ditët me diell do të vijojnë dhe po kështu dita e parë e vitit te ri do të jetë me mot me diell në të gjithë territorin.

Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e nesërme. Për shkak të temperaturave negative duhet pasur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.

Temperaturat pritet të ndihen të ulëta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.



Skip to toolbar