Dita vendimtare/ Propozimi francez shkon nesër në Kuvendin maqedonas. Pritet dhe fjalimi i Von der Leyen

BOTA


Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, dje përmes disa porosive me SMS janë njoftuar se seanca, në rendin dite të së cilës do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në orën 13.

Në këtë seancë fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Qeveria e vendit, dje pasdite në Kuvend dorëzoi Informacionin e plotësuar të propozim-kornizës negociuese për bisedimet aderuese të Maqedonisë me BE-në. Ndërkohë në vend vijojnë protestat kundër propozimit francez, e sonte relacioni i protestuesve do të jetë pak i ndryshëm, nga MPJ deri në Kuvend.



Skip to toolbar