Një apel për kryeministrin Edi Rama, gazetari Sokol Balla bëri mbrëmjen e djeshme nga studio e emisionit ‘Real Story’, ndërsa kërkoi prej kreut të qeverisë, të shkarkojë kreun e Bashkisë së Ersekës, Erion Isai.
Kërkesa e Ballës, vjen pas masave ndëshkimore, lidhur me ditëlindjen e 35-të të aktorit të humorit Bes Kallaku, një ceremoni e shumë përfolur, për shkak të pandemisë, por edhe për faktin se në të ishin të pranishëm kreu i shtetit si edhe bashkëshortja e tij, ceremoni e cila i kushtoi vendin e punës 6 policëve.
Pjesë e të ftuarëve, por që ‘ia hodhi’ pa ndëshkim duket se ka qenë edhe kryebashkiaku socialist i Ersekës Erion Isai, për të cilin gazetari Balla tha se duhet të shkarkohej menjëherë.