Ditëlindje mes sfidash/ Brizida Gjikondi në “Real Story”: GJKKO po dekurajon punën e SPAK

Më të fundit


TIRANË- Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof u shpreh sot se SHBA mbështet punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në luftën për goditjen e pandëshkueshmërisë në nivele të larta të politikës.

Analistja Brizida Gjikondi, ishte e ftuar në “Real Story” , ndërsa shtoi se mesash i SHBA ishte i qartë: mbështetje pa kushte drejtësisë së re dhe konkretisht ndaj SPAK, për të cilën kërkoi që prokurorëve aktualë t’u zgjatet mandatit. Ajo tregoi se puna e GJKKO me disa vendime, si tek rasti i Berishës, Monika Kryemadhit dhe Inceneratori i Fierit, dëshmon se po ndikon në dekurajimin e punës së Prokurorisë së Posaçme.

“Kishte disa mesazhe në fakt dhe nuk ishin të vështira për t’u çkoduar. Shprehja që mua më bëri përshtypje ishte kjo: “sot është një dite e madhe për popullin shqiptar”. SHBA, gjithmonë e ndajnë popullin nga qeverisja. Zgjatja e mandati të prokurorëve është e domosdoshme. Të luftosh krimin e organizuar.

Ata duhet të kenë imunitet, sidomos në këtë thyerjen e tabusë dhe me këtë revolucion që bënë në mendësinë shqiptarëve për drejtësinë, a ta duhet të kenë të garantuar mandatin e tyre, për aq kohë sa do jenë në gjendje pune.

Mesazhi tjetër ishte ku fjalën e hapi direkt në përkrahjen të Dumanit, dekorimit që iu bë si kampionët e antikorrupsionit, kam përshtypjen se mesazhi ishte për GJKKO. Duke parë vendimin e Berishës, Kryemadhit, ose duke parë këtë të inceneratorit të Fierit, kam përshtypjen se GJKKO po zhbën jo vetëm punën e SPAK, por po e dëmton edhe SPAK me gjithë këto agresione që ka nga politika. Po jep një model dekurajimi patjetër që po.

Një person si Berisha, që është recidiv, në fryje, në poshtërim, patjetër që kur gjykohet nga GJKKO i merret parasysh edhe personaliteti dhe një personalitet që fyen kryeprokurorin, prokurorin, patjetër që duhet të jetë në vëmendje dhe jo të bëjë sikur nuk kupton dhe nuk dëgjon dhe të tolerojë dhe ta nxjerrë nga arresti i shtëpisë një personi, i cili ka kryer edhe vepra penale teksa ka qenë nën arrest shtëpie. Ai e ka thelluar problematiket që ka me drejtësinë, me gjuhën e tij, ka konsumuar veprën e kërcënimit dhe shantazhimit”, tha ajo/abcnews.al



Skip to toolbar