Djali u vra nga babai, ky është vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë në Prishtinë

AKTUALITET


Një ngjarje e rënë ka tronditur sot Prishtinën, teksa Skënder Krasniqi dyshohet se ka vrarë djalin e tij, sipërmarrësin Albert Krasniqi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Express ka mësuar se vrasja ka ndodhur në garazhin e ndërtesës në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

Babai i viktimës është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është konfiskuar arma, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.

“Menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”, konfirmon policia.

Dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditësh familjarët e tij për t’ia plotësuar kushtet që kërkonte, mëson IndeksOnline. Babai, pasi e ka kryer aktin, ka njoftuar vetë policinë.

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza edhe në të kaluarën. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.



Skip to toolbar