Djali zgjodhi Irlandën, Vata: Rocco? Si CR7

Më të fundit


Rudi Vata ka dhënë një intervistë të gjatë për “Indepedent”, ku ka folur edhe sa i përket djalit të tij, Rocco Vata. Ky i fundit po përfaqëson Irlandën U-17 dhe njëkohësisht është pjesë e ekipit të dytë të Celtic.

Pritshmëritë janë të larta, por Rudi nuk e sheh si një mundësi kalimin e djalit të tij te Shqipëria. Në intervistën e fundit është shpjeguar edhe arsyeja, ndërsa nuk kërkon të cilësohet si tradhtar.

“Vendimi i Rocco për të luajtur me Irlandën shkaktoi shumë bujë në Shqipëri, në shtyp dhe në internet. U cilësua si akt i pabesë që luajti për një vend tjetër. Kam bërë kaq shumë për vendin tim.

E kam përfaqësuar me nder dhe dinjitet, nuk e kam tradhtuar kurrë vendin tim, por ka njerëz që e tradhtuan. Njerëz mendje vogël, njerëz të lirë, që nuk kanë ende lirinë e mendimin. E dua vendin tim me zemër, por Rocco zgjodhi që të luajë me Irlandën, ishte e para që e kërkoi.

Askush nga Federata në Shqipëri nuk më kontakton që të pyesi për djalin tim.

Kush më quan tradhtar, le të qëndrojë para pasqyrës dhe të pyesi pak veten se çfarë kanë bërë për Shqipërinë, vetëm kanë vjedhur nga vendi i tyre.

Rocco? Ka një mënyrë për të arritur në majë, shembulli më i mirë është puna e palodhur e Ronaldo. Do të doja që çdo futbollist ta ketë si model dhe Rocco të ndjekë gjurmën e Ronaldos”, tha Rudi.



Skip to toolbar