“Djalit iu pre ëndrra në mes”, nëna e Mateos: Të varet në mes të Fierit

AKTUALITET


Fjalë që tronditin shpirtin janë ato të nënës së Mateos, 8-vjeçari që u vra dy ditë më parë nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në Grecalli të Fierit.

Nga ambientet e gjykatës së Fierit, ku do të komunikohet masa e sigurisë, nëna ka kërkuar varje të autorit në mes të qytetit.

“Të varet ai mostër. Drejtësi për Mateon. Djalit iu pre ëndrra në mes. Në mes të fierit ta varin. Ta varin. Ta shohim të gjithë.”, tha ajo.

Vrasja e 8-vjeçarit ndodhi dy ditë, ku pasi e rrëmbeu, fqinji e goditi me kazmë në kokë vogëlushin, dhe trupin e pajetë të tij e groposi në oborr.



Skip to toolbar