“Djathtas 1912”/Alibeaj tregon tre objektivat e partisë së re: Shteti, tregu dhe tradita. Jemi në fazën e “certifikatës së lindjes”

Më të fundit


Bashëkethemeluesi i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka treguar në emisionin “Real Story”, tre objektivat e partisë së re, të cilat sipas tij janë shteti, tregu dhe tradita.

Më tej, i pyetur nga analisti Skënder Minxhozi, ai ka shpjeguar më konkretisht objektivin e traditës, duke theksuar se do të respektohet liria e individit.

Alibeaj: E para lidhur me të dilemën e madhe të ishim të vërtetë dhe të sinqertë, duke u emërtuar si Djathtas apo të përdornim këto termat romantikë, si ‘Shqipëria e madhe’, etj. E kemi pasur këtë dilemë. Por jo, zgjodhëm të ishim të vërtetë.

Së dyti, jam dakord me sfidën që do të kemi për qendrimet konkrete që do të duhet të shpalosim, deri tani kemi shpalosur vetëm kartën e vlerave dhe të parimeve, sepse jemi në fazën burokratike të formësimit të partisë, certefikatës së lindjes. Sigurisht që kemi për detyrë që të dalim me teza konkrete se si do duhet të jetë shteti shqiptar. Themi me disa ide janë djegur se nuk janë ndjerë.

Shteti, tregu, tradita.

Minxhozi: Na e zbërthen dot traditën të lutem?

Alibeaj: Tradita do të thotë që ky popull është konservator, është bazuar te familja dhe jo vetëm kaq, por se mendësia supreme që ka pasur, nuk e ka lënë as të shkojë madje deri në diskriminimin e atyre që kanë orientimin e ndryshëm seksual. Pra, një shpirt qetësi duke u mbështetur te tradita dhe përqafuar dhe ndryshimin që koha sjellë. Familja në thelb dhe duke dënuar çdo lloj tendence ndaj orientimit të ndryshëm seksual./abcnews.al



Skip to toolbar