Djokoviç triumfon në Wimbledon ndaj Federer, ndeshje për rekorde

AKTUALITET


Një betejë pesë orëshe, përballë tyre dy kampionë absolut, por në fund triumfi i ka shkuar Novak Djokoviç. Kështu ka qenë finalja e madhe e turneut të tenisit në Wimbledon, ku Djokoviç mundi Roger Federer, në një ndeshje spektakolare, që do të mbahet mend gjatë nga tifozët e tenisit.

Një ndeshje që zgjati gati pesë orë (4 orë e 57 minuta), u shoqërua  gjatë gjithë kohës me spektakël, dhe në fund, Djokoviç koleksionon triumfin e pestë në karrierë në turneun e Wimbledon.

U zhvilluan pesë sete për të mësuar fituesin e kësaj ndeshje, pasi në katër setet e parë gjithçka u mbyll në brazim. Në seztin e parë, Djokoviç triumfoi me rezultatin 7-6, ndërsa në të dytin Federer barazoi gjithçka pas rezultatit 1-6.

Në setin e tretë është përsëri Djokoviç q kalon në avantazh, me të njëjtat shifra si në setin e parë, ndërsa në të katërtin Federer fiton 4-6, duke vendosur barazim 2-2 sfidën. Seti i pestë ishte më emocionues, pasi shifrat shkuan në 13-12 për Djokoviç, i cili ngriti lartë kupën e Ëimbledon.

Pas ndeshjes, Djokoviç u shpreh se ishte i lumtur që kishte mundur një nga tenistët më të mëdhenj në botë, ndërsa Federer tha se “do të mundohem ta harroj humbjen, ndërsa qëndrimi pesë orë në lojë, në moshën 37-vjeçare, i tregon botës se çfarë jam në gjendje të bëj”.



Skip to toolbar