Do i kërkojë Kryemadhit të mbajë maskë? Basha: Apel, shembulli personal

CORONAVIRUS


Rebelimi ndaj maskës i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi ka qenë sot një ndër pyetjet drejtuar liderit të opozitës Lulzim Basha në Shkodër.

Gazetarët pyetën Bashën nëse do i kërkojë Kryemadhit dhe aleatëve të vendosin maskën gjatë daljeve dhe kreu i PD theksoi se apeli më i mirë është shembulli personal që jep, pasi në çdo dalje është me maskë.

“Apeli im është ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe apeli më i mirë është shembulli im personal që prej ditës së parë”, tha Basha.



Skip to toolbar