Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot se paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama një ditë më parë se vendi do përballet me një rritje të madhe çmimesh për shkak të krizës të burimeve të energjisë, “është tjetër pasojë e keqqeverisjes”.
“Në qendër të vëmendjes ishte cështja e cmimeve në tërësi. Të gjithë jemi dëshmitarë, që cmim i energjisë dhe i karburanteve rëndon biznesin dhe qytetarët. Cmimi i karburanteve ka një efekt në rritje të cmimeve të produkteve të tjera. Dua të kujtoj se Rama premtoi uljen e cmimit të energjisë. Dhjetëra familjarë kanë vrarë vetën në qelitë ku janë plasur nga Edi Rama pasi nuk kishin para për të paguar cmimin e energjisë elektrike.
Jemi vendi i katërt sipas raporteve ku pjesa më e madhe shkon për energjinë. Këtu pyetja është cfarë u bë me reformën e energjisë? Ne e dimë se këto para nuk shkuan kurrë në destiancion, e dimë se karburanti shqiptar u shtrenjtua. Një nga vendet me cmimin më të lartë në Europë. Kjo është një tjetër pasojë e keqqeverisjes së tij, e vendimarrjes së tij.
Paratë që duhet të conte për të ulur cmimin e energjisë, i ka marrë dhe i ka cuar vetëm për të pasuruar një grup oligarkësh. Përballë kësaj ne kemi jo thjesht dhe vetëm propozimet që u bënë publike dje,por do bëjmë gjithcka për të ndalur këtë fatkeqësi të re, këtë sëpatë që po mpreh për qafën e holluar të shqiptarëve.
Kjo nuk është një gropë e krijaur nga tregjet globale por nga politikat e tij. Ka vetëm një mënyrë për ta mbushur këtë grope, është që paratë të dhëna me PPP, të shërbejnë për të plotësuar hapat e menjëhershme që ne i kemi propozuar.
Ka vetëm një mënyrë, që paratë e zhvatura me PPP, tendera korruptivë, koncesione e afera që janë të vetmet gjëma të Ramës karshi publikut, të shërbejnë për të plotësuar ato hapa të menjëhershëm që kemi propozuar, janë rruga për ti dalë para kësaj fatkeqësie që nuk vjen nga jashtë, por nga keqeverisja e korrupsioni.
Detyra jonë s’është vetëm denoncimi, por ti tregojmë shqiptarëve që me një qeveri të përgjegjshme që nuk është kjo, ka zgjidhje. Edhe t’i qëndrojmë në krah shqiptarëve kudo që janë të nxisim e inkurajojmë mbështesim të gjitha format e reagimit popullor se ky është problem kombëtar”, tha Basha.