Ashtu siç ishte parashikuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zgjedhur sot anëtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor. Bëhet fjalë për 8 gjyqtarë, nga 16 qe garonin për këto detyra, të cilët do të shqyrtojnë mosmarrëveshjet që do të lindin gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Përzgjedhja e gjyqtarëve u bë përmes një shorti që u hodh në orën 17:00 në prani të përfaqësuesve të partive politike por edhe mediave.
LISTA E GJYQËTARËVE FITUES
1. Sokol Ibi
2. Manjola Xhaxho
3. Edlira Petri
4. Emona Muçi
5. Asim Vokshi
6. Gentjan Medja
7. Esmeralda Çeka
8. Alma Kolgjoka
Arsyeja se përse kishte një numër të vogël kandidatësh që iu nënshtruan shortit është pasi KLGJ ka përjashtuar të gjithë gjyqtarët që nuk kanë kaluar vettingun, që janë pjesë e GJKKO dhe që nuk plotësojnë kriteret për të qenë në Apel. Ndërkohë shorti nuk përzgjodhi as emrin e Ardian Dvoranit, i cili nëse do të ishte fitues do duhej të betohej tek Presidenti i Republikës Ilir Meta, që e ka paditur për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Lala pohoi se ka gjasa që ky të jetë kolegji i fundit zgjedhor.