“Do të goditeni rëndë”, Hezbollahu lëshon 200 raketa në drejtim të Izraelit

BOTA


Përgjigja e Hezbollahut ndaj vrasjes nga Izraeli të një komandanti ushtarak të organizatës së armatosur libaneze do të përfshijë “sulme kundër objektivave të papritura izraelite”.

Kështu tha një përfaqësues i lartë i Hezbollahut, Hashem Safieddin, kreu i Këshillit Ekzekutiv, me rastin e varrimit të komandantit të vrarë. Duke folur në Bejrut në përkujtim të komandantit të lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine tha se, “Seria e përgjigjeve vazhdon me radhë dhe kjo seri do të vazhdojë të synojë vende të reja që armiku nuk i ka bërë. Imagjinoni se do të goditeni rëndë”.

Ndërkohë, Hezbollah lëshoi mbi 200 raketa në disa baza ushtarake në Izrael si hakmarrje për një sulm që vrau një nga komandantët e tij të lartë. Sulmi nga grupi militant i mbështetur nga Irani ishte një nga më të mëdhenjtë në konfliktin disamujor përgjatë kufirit Liban-Izrael, me tensione që u përshkallëzuan javët e fundit. Ushtria izraelite tha se “predha të shumta dhe objektiva të dyshimta ajrore” kishin hyrë në territorin e saj nga Libani, shumë prej të cilave tha se ishin kapur. Nuk pati raportime për viktima.

Si kundërpërgjigje, Izraeli pas sulmit të Hezbollahut goditi qytete të ndryshme në Libanin jugor. Ushtria izraelite tha se goditi “strukturat ushtarake” të Hezbollahut në qytetet kufitare. Avionët izraelitë thyen gjithashtu barrierën e zërit mbi kryeqytetin libanez dhe zona të tjera në vend.

Sakaq, lajme jo të mira vijnë nga Rripi i Gazës. Hamasi ka përsëritur kërkesën e tij për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Rripi i Gazës. Por Kryeministri Netanyahu ka miratuar largimin e ekipit negociator për bisedimet për armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve, raportojnë mediat izraelite.



Skip to toolbar