“Do të ketë amerikanë të vrarë”, ish-zyrtari i CIA paralajmëron sulm terrorist

AKTUALITET


Vrasja nga SHBA e gjeneralit iranian, Qassem Suleimani ka përkeqësuar së tepërmi marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA-së, aq sa shtohen zërat se Irani do të marrë hak ndaj SHBA-së duke organizuar sulme terroriste. Ish zëvendës drejtori i CIA, Michael Morell deklaroi për mediat amerikane se SHBA duhet të marrë masa pasi do të ketë sulme terroriste që do të synojnë vrasjen e ndonjë zyrtari të lartë amerikan.

 “Irakianët do të kryejnë një sulm terrorist, me qëllim vrasjen e një zyrtari të lartë amerikan. Kjo mund të ndodhë kudo në botë, madje dhe në tokën amerikane”, ka thënë ai.

“Soleimani ishte një gjeni i keq, që kishte shumë gjak amerikan në duar. Bota është një vend më i mirë pa të, por problemi është se do të paguhet një çmim i rëndë. Së pari, do të ketë amerikanë të vdekur, civilë të vdekur amerikanë. Mund të ndodhë në ditët e ardhshme në vendet ku Irani ka ndihmës”, ka deklaruar ish-drejtori i CIA-s.



Skip to toolbar