Irani kërcënon SHBA për hakmarrje

AKTUALITET


“Vrasja nga SHBA e gjeneralit më të lartë të Iranit, Qassem Soleimani, është e barabartë me shpalljen e luftës”, është shprehur ambasadori i Teheranit Majid Takht Ravanchi, i cili përfaqëson misionin e vetëm diplomatik të Iranit brenda SH.B.A. Në një intervistë për CNN ai tha se sulmi i SHBA-së “është i barabartë me hapjen e një lufte kundër Iranit”.

“SH.B.A. tashmë ka filluar një luftë kundër Iranit, jo vetëm një luftë ekonomike por diçka përtej asaj duke vrarë një prej gjeneralëve tanë më të mirë,” tha Ravanchi. “Do të ketë një hakmarrje të ashpër … Përgjigja për një veprim ushtarak është një veprim ushtarak”, theksoi ai.


Funerali i komandantit Qassem Soleimani 62-vjeçar, shefi i krahut elitar të forcave të Qudsit të Gardave Revolucionare të Iranit, u zhvillua të shtunën ku morën pjesë qindra mbështetës të tyre.

Mijëra vajtues ishin veshur me të zeza, dhe mbartnin flamuj të milicisë së Hezbollahut të mbështetur nga Irani, i cili ka kryer sulme të kundër bazave amerikane gjatë muajve të fundit, duke arritur kulmin me rrethimin e ambasadës amerikane të martën.

Procesioni filloi në faltoren Imam Kadhim në Bagdad, një nga vendet më të nderuara në Islamin Shiat. Vajtuesit marshuan në rrugë përkrah automjeteve të milicisë në një procesion solemn.

Ndërkohë mijëra demonstrues të tërbuar u zhvendosën në kryeqytetin e Iranit, duke kërkuar ndëshkim për vrasjen e Soleimani.

Ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se ishte ai që urdhëroi vrasjen e Soleimani për të shmangur nisjen e një lufte. Ai tha se Soleimani po komplotonte sulme ‘të menjëhershme dhe të këqija’ kundër amerikanëve.

“Ne ndërmorëm një aksion për të ndaluar një luftë. Ne nuk kemi ndërmarrë veprime për të filluar një luftë”, tha presidenti të premten.




Skip to toolbar