“Do të përdorim ligjin e vitit 1798”, eksperti “zbërthen” deklaratën e Trump: Akti i rebelimit targeton të huajt

BOTA


Betimi i Donald Trump si presidenti i 47-të i SHBA-ve dhe mesazhet që përcolli përmes fjalimit inaugurues po diskutohen në emisionin “Real Story”.

Eksperti për çështjet ndërkombëtare Medlir Mema shpjegoi domethënien e aktit të rebelimit të vitit 1798 që përmendi Donald Trump.

“Trump është person që nuk ndryshon. I parashikueshëm në këtë aspekt, fakti që sjell një diskutim tjetër. Mendoj që edhe konteksti i këtij fjalimi është interesant sepse ishte në zemrën e kongresit amerikan, ku 4 vite më parë mbështetësit e tij e pushtuan. Simbolizmi nuk mungoi. Fakti që Biden dhe zonja e tij ishin 5 metra larg, ku kritikoi hapur. Kur tha mirë se vini në epokën e artë të SHBA nënkuptonte se deri tani kishin të bënim me epokën e bronztë apo të argjendtë. Tani vjen me të vërtetë realiteti më i mirë i SHBA. Akti i rebelimit 1798 është akt pak i errët. Por duhet saktësuar se qartëson qëllimet e tij. Një pjesë e këtij akti të rebelimit, është akti kundër armiqve. Këtë ai citoi, një nën akt i 1798 që është përdorur tre herë. Nga James Madison në luftën kundër Britanisë së Madhe në 1812, gjatë Luftës së parë Botërore dhe të dytës Botërore. Akti në vetvete targeton individë të huaj që janë nënshtetas të kombeve armike të SHBA. Nuk bëhet fjalë për nënshtetas amerikanë, dhe është lidhur me politikën e tij për emigracionin.

Lidhet me deklaratën emergjente për pushtimin e kufi dhe kartelet e drogës si organizata terroriste, që mundëson SHBA të ndërmarrë akte ushtarak nëpërmjet forcave speciale si brenda ose jashtë SHBA. Gjatë i Dytë Botërore, administrate e Roosevelte ka përdorur këtë nënakt për të shënjestruar qytetarët japonezë që ishin në SHBA.



Skip to toolbar