“Dobraçi”/ Gazetari Vija: Kamerat e sigurisë nuk kanë kapur momentin fatal. Karamuço: Ka prova pafund për ngjarjen

Më të fundit


Gazetari Ermal Vija thotë se momenti i atentatit në Dobraç të Shkodrës, e ndodhur më 30 tetor, ku mbetën 4 viktima, nuk është fiksuar nga kamerat e sigurisë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Vija u shpreh se kjo ka penguar hetuesit.

Ndërsa eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi se vrasja u planifikua shumë mirë, por nuk ishte perfekte. Sipas Karamuços, ka prova pafund për këtë ngjarje.

Ermal Vija: Sa i takon SPAK, SPAK ka qenë së fundmi e fokusuar në dy drejtime. Goditja e korrupsionit në nivele të larta dhe goditja e krimit të organizuar. Prokurorja Kaçkini, është prokurore e cila heton kryesisht në drejtim të krimit të organizuar. Në proces gjyqësor ka edhe bandën e Lulzim Berishës. Ajo që duket e pak e vështirë, mometi kur ka ndodhur ekzekutimi dhe ndjekja, momenti fatal i atentatit, nuk ka qenë në rrezen e kamerës së sigurisë. Kjo ka penguar hetuesit. Kanë qenë disa veprime që nuk mbulohen nga kamerat. Kjo mund të vështirësojë veprimet hetimore.

Ervin Karamuço: Ka qenë planifikim shumë i mirë. Janë sjellë shumë natyrshëm, ka qenë territori i tyre. Ka të bëjë me një avantazh shumë të madh, për mënyrën ku do goditej, ku do të largoheshin. 5 kilometra nga vendi i ngjarjes është djegur makina. Shumë afër. Ata që njohin zonën, e dinë edhe vendin ku digjen makinat. Intinerari i të shtënave ka qenë i gjatë, por nuk ka mbërritur dot në atë pjesë ku kishte kamera sigurie të një servisi. Ka pengesa hetimi, por ka prova pafund, shumë të vlefshme për hetimin. Hetimi po mbehet sekret, por është i mbarë. Ka persona të dyshuar si ekzeutorë të atij atentati. Është personazh shumë i njohur publikisht, dihet atashimi i tij në grupe të rrezikshme kriminale në Tiranë dhe më pas në Shkodër, nuk mund ta themi me emër. Këta janë eksponentë, kanë saktësi të qitjes. Nuk ka qenë një vrasje perfekte. Ibrahim Lici është një nga qitësit më të mirë të atyre grupeve. Ka dyshime që ai ka qëlluar në shenjë. Nuk i dimë pasojat e kësaj, policia po heton./abcnews.al



Skip to toolbar