“Doja të luaja më shumë minuta”, Broja: Dolëm me kokën lart nga Evropiani

Më të fundit


“Legjionarët” e Kombëtares sonë dolën jashtë çdo pritshëmire mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas, teksa në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit janë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, nga “Furia e Kuqe” spanjolle, duke mbyllur përfundimisht aventurën e tyre, në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2024.

Disa fjalë pas kësaj sfide i tha edhe “bomberi” Armando Broja, me sulmuesin “kuqezi” që pranoi se do të kishte dëshiruar më shumë minuta nga ky Evropian, teksa shtoi më tej se pavarësisht kundërshtarëve, Shqipëria ishte gjithmonë në lojë duke luftuar.


“Ishim të kënaqur, çunat dolën me kokën lart. Të treja ndeshjet i dinim që do të ishin të vështira, janë skuadra të nivelit të lartë. Por, në ndeshje nuk është se na shkatërruan apo mbytën, të mbajmë kokën lart për atë që arritëm. Le të jemi krenarë. Më shumë minuta?

Normal, është një turne shumë i bukur, çdo katër vite.

Ndoshta e luan një herë në jetë, të gjithë duan të luajnë çdo minutë. Kisha pasur qejf të luaja më shumë, por unë jam lojtar dhe vendimet i merr trajneri dhe unë e respektoj. Unë me sa minuta që më jep ai jap maksimumin, ndoshta në ndeshjen e parë mund të bëja më mira, por ishte e vështirë. Edhe ndeshjen e dytë pata qejf të luaja, apo edhe të startoja, por është trajneri që vendos.

Tifozët thërrisnin në kor? Jam shumë i kënaqur se tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, është diçka e bukur. Kam shumë respekt për shqiptarët që më mbështesin, edhe kur u dëmtova më kanë nisur mesazhe. I kam pasur nga pas dhe i falenderoj. Everton? Nuk e di, duhet të flas me familjen. Sezoni i fundit nuk shkoi mirë, por të shohim sezonin e ri, dua që të shkoj më mirë”,- u shpreh Broja. /i.m /abcnews.al




Skip to toolbar