Dokumenti, MSH: Hyjnë në fuqi urdhrat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri

AKTUALITET


Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë të gjitha urdhrat e marra nga qeveria me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID -19 në Shqipëri. Urdhrat kanë hyrë tashmë në fuqi.

Ja urdhrat e miratuara sot nga qeveria

1- Janë mbyllur të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.

2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshi këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill

3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve

4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këtij urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë

5- Ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Shqipëria. Një gjë e tillë lejohet vetëm me autorizim të posaçëm nga MSH



Skip to toolbar