Dolën gjallë dhe të vetëdijshëm, pse vdiqën 3 të mbijetuar nga tërmeti?

AKTUALITET


Diena Karanxha, Saimir Gregu dhe Klement Çupi ishin mesin e viktimave që shkaktoi tërmeti tragjik i tre ditëve më parë në vend.

Ata u nxorrën gjallë dhe të vetëdijshëm nga rrënojat, ndërsa papritur u dha lajmi se kishin ndërruar jetë në spital.

Diena ishte e vetëdijshme duke u thënë ekipeve të shpëtimit që ta linin të ndërronte jetë nën rrënoja ku kishte humbur edhe vajzën, ndërsa Klement Çupi bënte shaka me ekipin e shpëtimit grek dhe të afërmit duke thënë se duhej të pinin kafe pasi të mbaronte e gjithë kjo.

Ndërkohë, Saimir Gregu komunikoi gjatë gjithë ditës me ekipet e shpëtimit deri në nxjerrjen e tij në orët e pasdites së datës 26 nëntor.

Por, nëse dolën gjallë dhe të vetëdijshëm pse vdiqen Diena Karanxha, Saimir Gregu dhe Klement Çupi?

Sigurisht, kjo nuk ka të bëjë me neglizhencën e mjekëve, por sipas kreut të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj lidhet me një fenomen që zhvillohet tek muskujt e njëriut kur ato shtypën.

Duke folur për ABC, Brataj shpjegoi se vdekja lidhet me shkatërrimin e muskujve fillimisht, e cila bën që në gjak të injektohet emiozinë me sasi të lartë duke nxjerrë jashtë funksionit fillimisht veshkat dhe më pas organet e tjera.

“Probemi i personave që dalin nga rrënojat lidhet me kohën që kanë ndejtur aty dhe sa dëmtime kanë tek indet e buta, pra muskujt.

Shkatërrimi i muskujve shkakton çlirimin e emiozinës, e cila futet fillimisht në gjak dhe përfundon në veshka duke mos u eliminuar nga veshka, gjë që shkakton insuficiencë renale dhe më pas mos funksionim të organeve të tjera, që çon në vdekje”, shpjegoi Brataj.



Skip to toolbar