Dom Gjergj Meta: Nuk i lutemi zotit të ndalë koronavirusin, jo është punë e mjekëve dhe infermierëve, ne lutemi ta përballojmë pandeminë

AKTUALITET


Ipeshkvi i Dioqezës së Rreshenit, Dom Gjergj Meta ka folur në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24lidhur me situatën e koronavirusit, gjendjen e vështirë dhe shpëtimi tek zoti.

Sipas ipeshkvit, zotit nuk i lutemi për të ndalur koronavirusin pasi zoti ka një raport të brendshëm me njerëzit. Nëse do të ishte e para sipas Metës atëhere njerëzit nuk do të duhet të rrinin kyçuar në shtëpi dhe mjekët apo infermierët nuk do të luftonin ndaj pandemisë dhe virusit.

Por sipas Dom Gjergj Metës besimtarët i luten zotit që të përballojnë vështirësinë dhe fatkeqësinë si dhe të ndryshojë zemrat tona.

”Papa ka të drejtën si kryetar i Kishës Katolike të shkojë në çdo kishë të botës. Atë ditë Papa bëri një tur nga Vatikani në Kishën e Zojës, vuri lule dhe më pas shkoi drejt Kishës tek kryqi që është një element i rëndësishëm për besimin e krishterë dhe më pas rrugën e bëri në këmbë në Romë pasi bekoi qytetin e tij, është Ipeshkv i Romës.

Ishte kujdesi i një ati për qytetin e tij.

Papa në fakt atë ditë zgjodhi një shëmbelltyre tjetër, me dishepujt që janë të çuditur pse po fle ky. Dhe kjo është dhe e çuditshmja pse po ‘flen’ zoti. Ka një problem në lidhje me një lloj koncept ideist që sheh te zoti shkakun e të gjitha gjërave. Që të mendohet se pse zoti e shkaktoi këtë. Këto janë përgjigje të thjeshta. Zemërimi i zotit, zoti po na fshikullon. Kjo është një zgjidhje shumë e thjeshtë. Si zgjidhjet komplotiste si na i solli Kina. Zoti nëse na e jep na e jep nëpërmjet zemrave. Këtë ka zoti, zoti krijon natyrën. Ta quash zemërimi i zotit, edhe Rama bëri një citat jashtë kontekstit që kyçni dyert sa të kalojë zemërimi i zotit. Ço policinë për të kyçuar dyert mos merr fjalën e zotit. Raporti me zotin është raport i brendshëm. Ne nuk i lutemi që zoti ti lutet të ndalë koronavirusin. Ne I lutem që të ndryshojmë zemrat dhe të përballojmë këtë pandemi. Pjesën tjetër e bëjnë mjekët dhe infermierët.”- tha Dom Gjergj Meta.



Skip to toolbar