Donte të vriste politikanët shqiptarë, dënohet me 6 vite burg Antonio Leka

AKTUALITET


Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burgim Antonio Lekën, 37-vjeçari i cili u kap me armë dhe municione luftarake në vitin 2023.
37-vjeçari akuzohet për armëmbajtje pa leje, shitje te lëndëve narkotike, mbajtje të armëve të ftohta si dhe “përgatitje te kushteve për vrasje”.

Kujtojmë se Antonio Leka u kap në aksin rrugor Milot-Lezhë, pranë ishull Shëngjinit. Para se të prangosej ai ndaloi në një servis makinash ku u pa i armatosur dhe i veshur me jelek antiplumb.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Leka ka deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët, ndërsa e prezantoi veten si patriot duke demonstruar tatuazhet në trup.

Ai ra në prangat e policisë pas denoncimit të bërë nga familjarët e tij, të cilët e panë të lëvizte i veshur me jelek antiplumb dhe armë.



Skip to toolbar