Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në intervistën për Real Story u pyet edhe për dorëheqjen e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Ai tha se nuk ka informacion dhe se në dorëheqjen e saj nuk ka ndikuar përplasja për çështjen Xhacka.
“Unë e mora vesh dorëheqjen nga kronika juaj. Nuk jam shumë I lidhur me problemet e gjyqësorit.
Çfarë lidhje mund të ketë?
Nuk e njoh zonjën, mund ta kem votuar se ka qenë votim I vendosur nga grupi parlamentar I PS. Derisa ka thënë për arsye personale cfarë ndikimi ka nga politika ky vendimi I dorëheqjes. Rastisi që të jetë. Unë nuk kam informacion. Kam zero informacion.
Derisa të vijë interpretimi i komisionit të Venecias, mbase kemi edhe një anëtar të ri të kushtetueses. Nuk besoj se mendoni se ne kemi interes të mbajnë të bllokuar Gjykatën Kushtetuese.”, u shpreh Klosi./abcneës.al