Dorëzoi mandatin e deputetit, reagon Çyrbja: S’kam probleme ligjore, do kujdesem për shëndetin

AKTUALITET


Dyditë pasi u paraqit në SPAK, deputeti i PS, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit. Çyrbja ishte në SPAK më datë 8 tetor, ndërkohë burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se dorëzimin e mandatit e ka dorëzuar dje, datë 9 nëntor, në Kuvend.

Çyrbja mohon që dorëzimi i mandatit të ketë lidhje me thirrjen në SPAK. Në një reagim për gazetaren Esiono Konomi, Çyrbja thotë se nuk ka asnjë shqetësim të natyrës ligjore, por ka nevojë të kujdeset për shëndetin.

“Kam nevojë për kohë. Do të kujdesem për shëndetin tim. Nuk kam asnjë shqetësim të natyrës ligjore. Dorëheqja nuk lidhet me thirrjen në SPAK. Ishte një vendim që e mora në vlerësim të situatës sime personale”, thotë ai për Report Tv.

Çyrbja po mbyllte mandatin e dytë si deputet. Ai u zgjodh për herë të parë si ligjvënës në radhët e PS në vitin 2017. Ndërkohë, në vitin 2021 ishte i treti më i votuari i qarkut Durrës me 6583 vota.



Skip to toolbar