Dortmund fiton në Pragë, Napoli lë pikë ndaj Genk

SPORT


Borussia Dortmund ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Slavia Prague duke marrë kreun e grupit të ferrit në Champions League. Pas barazimit me Barcelonën, gjermanët kanë fituar jashtë fushe ndaj çekëve që edhe një herë tjetër kanë treguar se kanë një skuadër solide dhe të vështirë për t’u mposhtur. Goli i parë i takimit është shënuar nga Achraf Hakimi në minutën e 35’, mbrojtësi anësor ka treguar aftësitë e tij brenda zonës kundërshtare. Në fund ishte sërish Hakimi që ka vulosur fitoren.Dortmundi ka ruajtur avantazhin nderi në fund dhe tani ndodhet në krye të grupit F.

Napoli nuk ka arritur të fitojë ndaj Genk. Një rezultat 0-0 tepër zhgënjyes për skuadrën e Carlo Ancelotti, sidomos pas fitores së madhe ndaj Liverpool. Italianët kanë ardhur me shumë mungesa në këtë ndeshje, por prapëseprapë është e pafalshme të mos arrish të shënosh një gol ndaj belgëve. Gjithsesi, Napoli mbetet në krye të grupit me 4 pikë nga dy ndeshje.



Skip to toolbar