“Dosja e Metës, në Hagë”, Berisha i lirë, në krah të aleatit të burgosur

Më të fundit


Bashkë në aleanca politike apo të distancuar për shkak të problemeve e masave të ndryshme nga drejtësia, Sali Berisha do i qëndrojë në krah Ilir Metës dhe do t’i bashkohet në betejën e tij të mbrojtjes.

“Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike”

Të premten, Sali Berisha e as deputetët e vetë nuk do ti bashkohen mbështetësve të Ilir Metës, që do të protesojnë para SPAK-kur për kryetarin e tyre. Por mbështetja dhe mbrojtja e Berishës për aleatin e kohërave të vështira, do të kalojë kufijtë e vendit.

Berisha nuk do të merret me dosjen që ka në dorë Porkuororia e Posacmë me 3 akuza, por do të angazhdoje juristët e vet për të përgatitur dosjen për insitucionet nderkombëtare, për mënyrën si u arrestua Ilir Meta, në mes të rrugës, më 21 tetor.

“Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Europës dhe të ndjekim të gjitha instancat në OKB dhe kudo. Sepse ekzistojnë komisione antitorturë dhe ajo ishte një torturë publike, ishte një keqtrajtim çnjerëzor publik. Rast i pandodhur ndonjëherë”

Me rikthimin e Berishës në seli, pas lirimit nga arresti shtëpiak, juristët pranë PD, do të ngarkohen dhe me dosjen e Ervin Salianjit, që është duke vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Ne do e paraqesim në të gjitha instancat ndëkrombëtare, sepse ai është aty vetëm se denocnoi mafien.

Në mbledhjen e grupit parlamentar demokratë, Berisha i dha zë edhe mbrotjtjes së deputetit të tij, Asllan Dogjani, që u mor u pandehur të martën, për fshehje të pasurisë.

“Ju e keni marrë vesh për një ndjekje politike penale, për shkak se unë kam denoncuar në parlament, media, korrupsionin dhe krimin e kesaj qeverie.”



Skip to toolbar