Dosja ‘Habilaj’, prokuroria kërkon 15 vite burg për Armando Koçerrin

AKTUALITET


Prokuroria e Krimeve të Rënda jep pretencën për Armando Koçerrin, anëtar i bandës së Habilajve. Prokuroria kërkoi 15 vite burg për Koçerrin, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 vite burg.

Armando Koçerri akuzohet për trafik ndërkombëtar droge si pjesë e bandës së Habilajve, ndërsa Krimet e Rënda kanë vendosur që të ndajnë çështjen e Koçerrit nga pjesa tjetër e grupit të Habilajve.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në magazinën e tij në Babicë të Vlorës, një sasi rekord prej 4.5 ton hashash.



Skip to toolbar