Dosjet Epstein: Citatet e “Lolitës” në trupat e vajzave, emra të fuqishëm e mesazhe ngjethëse

BOTA


Këmba e një gruaje me mbishkrimin e një citati nga “Lolita” e Vladimir Nabokov. Mesazhe të shkëmbyera për të organizuar “furnizimet” me vajza. Foto të Bill Gates, Woody Allen, ish-kryeministit izraelit Ehud Barak me Jeffrey Epstein.

Vetëm pak orë para afatit të Departamentit të Drejtësisë për të publikuar dosjet Epstein, financierit pedofil që vdiq në vitin 2019 në burg, maska e privilegjit dhe pandëshkueshmërisë po thërrmohet sërish nga pak.

95 foto dhe dokumente të reja nga arkiva Epstein hedhin dritë mbi skandalin më të madh seksual në histori, shkruan Corriere della Sera.

Dosjet u publikuan nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës.

Nga ana tjetër, bashkëpunëtorja e Epstein, Ghislaine Maxwell, ka apeluan vendimin për dënimin e saj me 22 vite burg. Apeli, edhe pse pa sukses, mund të ndërlikojë publikimin e plotë të dosjeve. Këtë shpresojnë republikanët dhe Donald Trump.

Fotot e reja i shtojnë një detaj historisë. Në një prej tyre shihet këmba e një gruaje me fjalinë e “Lolitës”: “Ajo ishte thjesht Lo, thjesht Lo në mëngjes, 147 centimetra e gjatë që rrinte me një çorape.” Një tjetër mbishkrim në ijë: “Ajo ishte Lola me pantallona”, një tjetër imazh në qafë: “Ajo ishte Dolly në shkollë.” I katërti: “Lo-lii-ta: maja e gjuhës bën një udhëtim me tre hapa nëpër qiellzën e gojës së saj për të prekur dhëmbët kur numëron deri në 3.”

Nuk dihet kush i ka shkrepur fotot.

Epstein kishte një kopje të botimit të parë të “Lolitës” në shtëpi, romani i vitit 1955 që rrëfen fiksimin e një burri me një vajzë të vogël.

Fotot e publikuara më parë kanë treguar lodrat e seksit të Epstein dhe vetë atë duke u relaksuar në vaskë.

Më pas janë fotot e filozofit Noam Chomsky në avion me Epstein dhe fotoja e Bill Gates krah një vajze së cilës i është mbuluar fytyra. Mes dokumenteve, gjendet patenta e një italianeje dhe karta identiteti të vajzave nga Maroku, Rusia, Ukraina, Lituania, Republika Çeke dhe Afrika e Jugut.

Në një foto shfaqen mesazhet ku dikush flet për dërgimin e vajzave. “Nuk e di, provo të dërgosh dikë tjetër. Kam një shoqe që është ndërmjetëse, ajo më dërgoi ca vajza sot. Por po kërkon 1 mijë dollarë për secilën. Do të t’i dërgoj vajzat tani. Ndoshta disa prej tyre mund të jenë të mira për J?”

Ç’mund të ketë tjetër në ato dosje? Demokratët po shpresojnë të gjejnë prova për Trump, por tremben se FBI-ja mund t’i ketë fshirë



Skip to toolbar