Dosjet për 4 kryebashkiakë të PS nga Holanda ishte Fake News. Ja e vërteta

#NËRADAR


Një nga televizionet në Shqipëri publikoi sot një lajm, ku deklarohej se Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë dosjet për 4 kryetarë bashkish socialistë, të kapur në shkelje me formularin e dekriminalizimit.

A2 CNN

Dekriminalizimi i kryebashkiakëve, nga Holanda vijnë të dhënat për 4 kandidatë socialistë Lexo të plotë

Ky lajm më pas u publikua dhe nga portalet e tjera.

Syri.net

Holanda tjetër ‘shuplakë’ Ramës. Sjell në prokurori dosjet penale të 4 kandidatëve të PS Lexo të plotë

Mirëpo duket se gjithçka ka qenë një “Fake News”. Menjëherë pas publikimit të lajmit, realstory.al nisi verifikimet sesi qëndronte e vërteta e këtij lajmi dhe dosjet e cilëve kryebashkiakë kanë ardhur nga Holanda. Një burim i lartë i Prokurorisë së Përgjithshme tha për realstory.al, se nuk ka asgjë të vërtetë për këtë çështje, duke mohuar kategorisht ardhjen e dosjeve për 4 kryebashkiakë të PS nga Holanda.



Skip to toolbar