“Drejtori i Urgjencës me Covid 19”, e konfirmon ministrja Manastirliu: Ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij

AKTUALITET


Ministrja e Shëndëtësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se COVID 19 ka prekur edhe kreun e Urgjencës Kombëtare.

“Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës per Covid19. Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!” – shkruan Manastirliu.



Skip to toolbar