Drejtuesja e misionit të vëzhguesve te OSBE-ODIHR, Ursula Gacek po zhvillon sot një takim me kryeministrin Edi Rama.
Mësohet se takimi me drejtuesen e misionit të ODIHR po mbahet në selinë e Partisë Socialiste.
Ky takim vjen disa ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, nga ku PS-ja rezultoi fituese me 74 mandate. Kujtojmë se dje Gacek zhvilloi një takim me liderin e PD-së, Lulzim Basha.