Droga në kuti gati për shitje, ABC News publikon pamjet brenda magazinës me lëndë narkotike në Korçë

AKTUALITET


ABC News ka siguruar pamjet brenda magazinës, që ndodhej 3 km larg qytetit të Korçës në fshatin Voskop.

Vihet re droga e mbledhur e vendosur në kuti, që ishte gati për t’u shitur.

Deri më tani janë arrestuar 5-6 persona dhe janë lëshuar mbi 10 fletë arresti. Ndërsa është shpallur në kërkim një person nga Berati, i njohur për trafik të lëndëve narkotike.

Theksojmë që blutë e Korçës kanë kërkuar ndihmë nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit./abcnews.al



Skip to toolbar