Drogë dhe baste të jashtëligjshme, 4 persona në pranga në Tiranë

AKTUALITET


Policia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion blic gjatë 24 orëve të fundit duke vënë në pranga 4 persona që akuzohen për vepra të ndryshme penale, që nga shpërndarja e lëndëve narkotike, vendosja e basteve të paligjshme dhe dhuna në familje.

Konkretisht Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shigjetat” arrestuan në flagrancë, shtetasit E. Th., 20 vjeç dhe K. K., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike të ushtruara, përkatësisht në rrugën “Bill Klinton” dhe “Panorama”, në vendin e quajtur “Liqeni i Thatë”, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Ndërsa efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” shtetasi A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bar kafen që administronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, i është gjetur dhe sekuestruar njësi kompjuterike, e cila shërbente për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zydi Herri” ka ushtruar dhunë fizike ndaj 2 shtetasve, duke i shkaktuar dëmtime fizike. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar