Një operacion policor është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në Korçë, ku është arrestuar një shtetas.
Burime kofidenciale bëjnë me dije se u arrestua shtetasi R.K, në lokalin e tij në Boboshticë.
Mësohet se personit në fjalë i është gjetur drogë, si edhe armë të ftohta e municione luftarake.
Këto i janë kapur gjatë kontrollit në lokalin e tij. Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se të arrestuarit i janë sekuestruar mbi 100 mijë euro.
Ndërkohë pritet komunikata zyrtare e policisë në lidhje me rastin.