Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Mediat italiane raportojnë se aksioni i policisë është zhvilluar në orët e para të së martës nga policia e Bolonjës. Kjo ka ekzekutuar urdhër-arreste ndaj disa shtetasve shqiptarë dhe italianë që janë vënë në akuzë për trafik ndërkombëtar të drogës.
Sipas policisë, anëtarët e bandës merreshin me trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria në territorin e Puglias. Në këtë rajon, droga grumbullohej dhe më pas trafikohej në Emilia Romagna, Toskana e Lombardia.