“Dua të kryej vetëvrasje”/ Aksident me 2 të vdekur dhe 5 të plagosur në New York, dyshohet për akt terrorist

AKTUALITET


Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Rochester, New York, gjatë një koncerti të organizuar me rastin e festave të fundvitit. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja po hetohet si akt terrorist.

Një automjet tip “SUV Ford” dhe një automjet tip “Mitsubishi” janë përplasur, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe kanë mbetur të plagosur pesë të tjerë. Policia amerikane dyshohet se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm nga një prej shoferëve, si një akt terrorist.

Pas shuarjes së flakëve që përfshinë makinën “Mitsubishi”, policia gjeti në brendësi të saj disa bombula gazi që ishin të mbushura. Shoferi i këtij automjeti kishte lënë më parë në një hotel një shënim ku shprehej se donte të kryente vetëvrasje.

Gjithashtu, familjarët e tij kanë deklaruar se ai vuante nga bipolariteti, por kjo nuk është ende e vërtetuar nga një raport mjekësor.



Skip to toolbar